Vendoset e ardhmja e Elseid Hysaj-t, dyfishon pagën
Elseid Hysaj humbet "break point-in" e parë për të kaluar në një ekip më të madh se Napoli. Mbrojtësi i Kombëtares sonë ka vendosur që të rinovojë kontratën deri në vitin 2020-të, ndërkohë që do të dyfishohet edhe paga e tij te napolitanët.

Sipas mediave italiane Hysaj do dyfishim rroge. Ai përfiton 500 mijë euro (neto) nga akordi aktual me klubin e kaltër pra pas firmës të re pritet që të fitojë plot 1 milionë euro.

Napoli po përgatitet për një revolucion të vërtetë pasi është shumë pranë shitjes të Zuniga-s dhe Maggio-s tek Watford-i në Premier League. Ndërkohë që për korsin e djathtë synohet afrimi i ziceranit Widmer-in të Udinese-s.
Shtuar më 09/07/2016, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori