Vucic uron Majlinda Kelmendin: Bravo, hallall të qoftë për suksesin
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçic ka uruar në mënyrë Majlinda Kelmendin për medaljen e artë në Lojërat Olimpike në kategorinë 52 kilogram në sportin e xhudos.

Edhe pse shumë njerëz në këtë shtet nuk e kanë pëlqyer suksesin xhudistes kosovare, por kjo nuk ka ndodhur me kryeministrin serb, Vucic.

“Sa i përket zonjës apo zonjushës Kelmendi, kjo grua e re nuk ka bërë asnjë të keqe. Bravo, hallall i qoftë për këtë sukses, për taletin, aftësinë, shpirtin… Ia heq kapelën”.

Kosova është në Lojërat Olimpike edhe pse anëtare mund të jetë vetëm shteti i cili është pranuar nga Kombet e Bashkuara.
Nuk dua të komentoj zërat të cilët thonë se në Bruksel është nënshkruar që Kosova të jetë anëtare e Komitetit Olimpik”, tha Vucic.
Shtuar më 10/08/2016, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori