Zgjidhet dilema e kapitenit, ja kush do ta mbajë shiritin
Më në fund zgjidhet edhe dilema e kapitenit në Kombëtaren tonë. E kthyer në një diskutim në media në ditët e fundit, tashmë ka marrë fund.

Hysaj dhe Agolli ishin dy kandidatët kryesorë për ta mbajtur shiritin pas Canës, por tashmë është vendosur që atë ta vendosë futbollisti i Karabakut.

Në një konferencë për mediat të mbajtur pranë hotelit ku është akomoduar Kombëtarja në Francë, Agolli dha se ndihej i vlerësuar për vendimin e De BiaSit dhe në të njëjtën kohë, foli për përgjegjësitë që mbart shiriti i lënë nga Lorik Cana pas ndëshkimit ndaj Francës. /albeu.com/

Shtuar më 14/06/2016, ora 21:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori