Ambra rrëfen historinë pasionante me Massimiliano Allegrin
Ambra Angiolini së fundmi për herë të parë ka rrëfyer lidhjen dashurore të saj me trajnerin e Juventus, Massimiliano Allegri.

Aktorja italiane në një intervistë për “Vanity Fair” e ka nisru kështu.

“Dy vjet më parë, zemra e saj ndali së rrahuri për një person të madh si Francesco Renga, i ati i dy fëmijëve të saj, për t’u rizgjuar për një tjetër të madh si Massimiliano Allegri, me një ëmbëlsi që nuk gjenden fjalë për ta përshkruar”

Më pas ajo ka vijuar duke traguar detaje të reja rreth kësaj lidhje me allegrin.

“Nuk më vjen më turp për asgjë. I zgjedh njerëzit me të cilët dua të përshkoj një pjesë të rrugëtimit tim dhe nëse në fund do të rezultojë një humbje kohe, punë e madhe, ishte bukur aq sa zgjati”, – deklaroi aktorja.

“Kur përfundoi historia me Rengën doja të bëja diçka për veten time, doja të ndriçoja, sepse nëse nuk ndri unë atëherë dhe të tjerët pranë meje do të jenë në errësirë”.

“Me Allegrin nisi gjithçka prej shkëmbimit të mesazheve. Më pas u takuam. Erdhi ajo që nuk prisja, por ishte e nevojshme që ta gjeja. Dhe është aq histori e bukur saqë nuk më intereson nëse u pëlqen apo jo të tjerëve. Për të parën herë më intereson vetëm një gjë, ta di që do të kthehet tek unë. Gjithnjë”.

Shtuar më 17/08/2018, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori