Ancelotti tregon ambiciet që ka me Napolin
Emërimi i Carlo Ancelottit në stolin e Napolit duket se i ka rritur shumë pritshmëritë e këtij klubi.

Pavarësisht mungesës së protagonizmit në merkato, Carlo Ancelotti ka theksuar se ka ardhur plot ambicie në krye të pankinës së Napolit dhe se do të garojë bashkë me skuadrën, për të sjellë titullin e munguar prej vitesh.

“Synimi im është të çoj skuadrën në gradën më të lartë të kampionatit. Kam gjetur shumë kualitet te kjo skuadër, që për arsye të ndryshme nuk ia ka dalë të fitojë titullin, por i ka shkuar shumë pranë. Gjithsesi, shpresoj që ky kualitet, duke i shtuar edhe eksperiencën time, të sjellë titullin në qytetin e Napolit”, deklaroi Don Carlo./albeu.com/
Shtuar më 24/08/2018, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori