Apollon-Lazio, formacionet e mundshme
Pas dlshtimit në Bergamo përballë Atalantas në Serie A dhe qindra polemikave Lazio rikthehet sot në ora 19.00 në fushën e Apollon Limasol për ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Europa League. Vladimir Petkoviç humb Luliç por rigjen Radu, ndërsa kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana do të jetë në qëndër të mbrojtjes përkrah Novarettit.

Në mesfushë rikthehet Gonzalez, ndërsa në sulm kemi balotazh mes Floccarit dhe Pereas me sulmuesin kalabrez favorit. /albeu.com/


FORMACIONET E MUNDSHME:

APOLLON LIMASSOL (4-2-3-1): Vale; Vasiliou, Merkis, Karypidis, Mena; Hamdani, Gullon; Robert, Sangoy, Apoulis; Roberto Tr: Christoforou.


LAZIO (4-3-3): Marchetti; Cavanda, Novaretti, Cana, Radu; Ledesma, Gonzalez; Felipe Anderson, Ederson, Keita; Floccari. Tr: Petkoviç.

ARBITËR: Manuel Jorge Neves Moreira De Sousa (POR)
Shtuar më 24/10/2013, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori