"Çmendet" Real Madrid, transferimi i Hazard më i shtrenjtë në histori
Transferimi i Cristiano Ronaldos ishte më i bujshmi në këtë merkato dhe vazhdon ende të mbetet temë diskutimi në mediat sportive.

Por tek Real Madrid largimi i Ronalods ka lënë një boshllëk të madh të cilin "los Blancos" po mundohen që ta zëvendëojnë dhe objektivi kryesorë i tyre është Eden Hazard.

Belgu e ka shprehur edhe vetë dëshirën për të luajtur në Madrid dhe sipas asaj që raporton “Daily Mail” klubi spanjoll i ka bërë një ofertë konkrete klubit anglez.

Plot 226 milionë euro për Hazard që do ta bënte blerjen më të shtrenjtë që ka parë historia e futbollit duke lënë pas Neymarin i cili u ble nga PSG një vit më parë për 222 milionë euro./albeu.com/

Shtuar më 15/07/2018, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori