Daja mëson lajmin e zi, ky futbollist nuk do të jetë gati për ndeshjen e sotme
Pëlqej
James Adeniy nuk ia ka dalë të pajiset me vizë, për të udhëtuar drejt Zvicrës, ku Skënderbeu do të përballet mbrëmjen e nesërme me Young Boys, në sfidën e fundit të fazës në grupe të Europa Leagues.

Ndonëse është bërë maksimumi, jo të gjitha shtetet e zonës Schengen kanë qenë dakord të pajisin me vizë sulmuesin nigerian dhe ky i fundit do të jetë i detyruar të qëndrojë në Shqipëri dhe të ndjekë ndeshjen nga ekrani.

Ky lajm i shton dhimbjet e kokës trajnerit të Skënderbeut, Ilir Daja, që nuk ka me vete asnjë sulmuesdeklaruar, pasi ka të dëmtuar edhe Soëe dhe Nespor. Ende nuk dihet se di do ta zgjidhë trajneri i korçarëve këtë situatë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të luhet pa sulmuesdeklaruar. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017, ora 10:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori