Dikur e drejtonte sot e takon si president
George Weah dhe Arsene Wenger së fundmi kanë realizuar një takim së bashku.

Por ata të dy kanë një histori të bukur dhe njihen që në vitet 80'.

Në fund të këtyrë viteve George Weah, ishte nënë yrdhërat e Arsene Wenger tek ekipi i Monakos.

Ndërkohë që këtë të mërkurë, Weah e ka pritur Wengerin si president

Tekniku francez, i cili u largua nga pankina e Arsenalit pas një epoke 22-vjeçare, është pritur në Monrovia, kryeqytetin e Liberisë, nga ish-futbollisti i drejtuar prej tij te skuadra e Principatës, ish-lojtar i PSG-së dhe Milanit gjithashtu, Weah.

Presidenti i vendit afrikan e ftoi për t’i dhënë një çmim prestigjioz, ndërkohë që nuk kishte si të mungonte edhe futbolli në këtë pritje, pasi të dy bashkë kanë asistuar një ndeshje mes dy ekipeve lokale. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2018, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori