Enis Gavazaj pas ndeshjes del i nervozuar, arsyeja qesharake
Pëlqej
Autori i vetëm i golit për Skënderbeun, Enis Gavazaj, pas ndeshjes ishte i nervozuar pasi sipas tij arbitri pas porte akordoi penallti në rastin kur Skënderbeu pretendoi për 11-metërsh. Por këtë mendim nukpati ai kryesori dhe në këtë mënyrë korçarëve i'u mohua një penallti. Përsa i përket të ardhmes Gavazaj ha se është menaxheri i tij që merret mekëtë punë.

Shumë nervoz pas ndeshjes. Mendon që ju hyri në hak?

“Mendoj që meritonim një penallti, pasi arbitri pas porte dha penallti, por kryesori nuk e dha. Prandaj isha edhe i nervozuar.”

Ndeshjen e parë me Young Boy's u dëmtuat, ndërsa sot ktheheni dhe i shënoni…

“Në ndeshjen e parë, u dëmtova dhe mbeta jashtë fushave për 1 muaj. Sot isha i përqendruar që të merrnim një rezultat pozitiv, edhe prej tifozëve, por sekondat e fundit ishin vrastare për ne. Për fat të keq u ndëshkuam.”

A ishte ndonjë menaxher për Gavazajn në stadium?

“Unë mendova vetëm për Skënderbeun dhe për ndeshjen. Nuk e di nëse ishte dikush për mua. Për mua, pyesni menaxherin sepse ai merret me këto çështje.”

Note do i vinit Skënderbeut?

“Skënderbeu meriton padyshim një notë pozitive. Kemi bërë një punë shumë të mirë, si trajneri dhe drejtuesit. Edhe në kampionat po ecim me këto ritme, dhe po luajmë të njëjtat ndeshje si në Europë.” përfundoi Enis Gavazaj. /albeu.com/
Shtuar më 08/12/2017, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori