Europa League, Inter pret kundërshtarët europianë
Pëlqej
Ditën e sotme, në Nion të Zvicrës, do të hidhet shorti edhe për "play-off"-et e Europa Leauge, ku ekipe si Stjarnani i Islandës dhe Aktobe e Kazakistanit do të vihen përkrah ekipeve me shumë emër, si Inter, Tottenham, apo Olimpique Lyon.

Ekipet e futura automatikisht në këtë fazë janë 18, ata që kanë ardhur nga faza e tretë eliminatore e Champions League janë plot 15, ndërkohë që të kualifikuar nga raundi i tretë kualifikues i Europa League janë 29.

Sa i përket shortit, ekipet janë të ndara në 6 grupe, 5 me nga 10 ekipe dhe 1 me 12 ekipe. Brenda tyre janë një numër i barabartë ekipet ‘pretendente’ dhe ‘jofavorite’, sipas renditjes së klubeve të përcaktuar në fillim të sezonit. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori