Europa League: Mancini përfshin Shaqirin, le Podolskin?
Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ende nuk ka vendosur se cilin nga futbollistët e ri, Xherdan Shaqirin apo Lukas Podolskin, do ta përfshijë në listën e futbollistëve për fazën tjetër të Europa League.

Sipas portalit "inter-news.it", tekniku italian pritet të zgjedhë ish yllin e Bayern Munchen para sulmuesit gjerman.

Sipas të njëjtit burim, Mancini nuk ka asnjë futbollist me tiparet e Shaqirit, çka pritet të ndikojë edhe në vendimin final.

Europa League starton më 19 shkurt dhe Interi do të përballet me skocezët e Celtic. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2015, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori