Europa League: Në fushë zbresin Milan, Arsenal e Chelsea
Pëlqej
Pas Ligës së Kampionëve, radha vjen edhe për garën e dytë më të madhe ekipore evropiane, Ligën e Evropës e cila fillon ditën e sotme.

Ndryhse nga Champions League ku janë luajtur nga 8 ndeshje, në Eruopa League do të luhen plotë 24 ndeshje.

Nga skuadrat e mëdha, ekipi i parë që do të debutojë me ndeshje sot është Chelsea.

Blutë e Londrës janë në Grupin L dhe do të nisin këtë sezon në përballjen me PAOK e Athinës.

Chelsea që e ka fituar këtë kompeticion në vitin 2013 nuk do të ketë në radhët e tij Eden Hazard që mesa duket i ka kërkuar trajnerit Sarri që ta lërë pushim për këtë përballje.

Nga ora 21:00 do të luajnë edhe dy skuadrat tjera të mëdha, anglezët e Arsenalit dhe italianët e Milanit.

Arsenali do të debutojë në Ligën e Evropës në shtëpi ndaj ukrainasve të Vorskla Poltavas në ndeshjen e vlefshme për Grupin E.

Në anën tjetër, Milani do të luajë në udhëtim ndaj Dudelange, takim ky i vlefshëm për Grupin F.

Përveç këtyre gjigantëve, në Ligën e Evropës do të luajnë edhe skuadra tjera të mëdha si Marseille, Sevilla, Lazio, Besiktas, Zenit dhe Leverkusen. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2018, ora 13:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori