"Godet" sërish Benzema, ja kush është viktima e rradhës (FOTO LAJM)

Karim Benzema vazhdon të tallet me ata që po merren me të ardhmen e tij.

Ai është lidhur shumë me një kalim te Napoli, por së fundmi ai debatoi ashpër në distancë me presidentin e këtij klubi dhe mundësitë për transferimin thuajse janë shuar.

Ndërsa së fundmi Benzema është konfliktuar edhe më gazetarin Gianluca Di Marzio.

Italiani ka publikuar një lajm ku thotë se përfaqësuesit e Benzemas janë takuar me drejtuesit e Milanit dhe i kanë dhënë fjalën për një lëvizje drejt San Siros.

“Ai mund të qeshet sa të dojë. Ndoshta nuk do të qeshet aq shumë kur lojtari të ndryshoje agjentin dhe të zbuloje se Karim ka dërguar përfaqësues të tjerë për të folur me Milanin dhe ka folur edhe ai vet me Gattuson. Unë flas vetëm atë të cilën e kam verifikuar”, kishte shkruar Di Marzio.

Për këtë shkrim francezi e ka quajtur italianin gënjeshtar.

”Di Marzio, je ti ai që ke nevojë për një punë, gënjeshtar” /albeu.com/

Shtuar më 22/07/2018, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori