Habit Allegri: Real Madrid triumfon edhe pa Ronaldon
Ditën e djeshme është zhvilluar edhe përballje mes Real Madrid dhe Juventus ku edhe një herë madrilenët kanë vërtetuar se nuk i kanë fituar me kotë 13 tituj kampion.

Ndeshja u mbyll me rezultat 3-1 në favor të "Los Blancos".

Për trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegrin, Real Madridi gjithmonë do të jetë pretendentë për të fituar tituj, edhe pas largimin të Cristiano Ronaldos.

Allegri ka thënë se ai beson që gjigantët spanjollë do të qëndrojnë një ndër fuqitë më të mëdha në futboll edhe sezonin e ardhshëm, përkundër faktit që iu është larguar golashënuesi më i mirë i tyre.

Real Madridi është një klub i mrekullueshëm. Ne jemi të lumtur që e kemi Cristiano Ronaldo, posaçërisht në skenën ndërkombëtare dhe për shkak të përvojës që ai e sjell në skuadrën tonë”, ka thënë Allegri në konferencën për shtyp pas fitores kundër Real Madridit.

“Megjithatë, Real Madridi do të jetë gjithmonë pretendentë për të fituar tituj, me ose pa Cristiano Ronaldon”.

“Do të jetë kënaqësi ta ushtroj Cristiano Ronaldon. Ai, pa dyshim, është një nga lojtarët më të mirë në botë, së bashku me Lionel Messin, dhe unë mezi po pres të kem privilegjon ta ushtroj një lojtar po aq fantastik sa është ai”. /albeu.com/

Shtuar më 05/08/2018, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori