Hidhet shorti i Europa League, ja 12 Grupet
Pëlqej
Është hedhur para pak çastesh në Monte Carlo edhe shorti për fazën e grupeve të Europa League, sezoni 2014-2015. Short i lehtë në letër për Interin që do të ketë përballë Dnipron, St Etienne dhe Karabag, po ashtu edhe për Napolin që gjen Sparta Praga, Young Boys dhe Slovan Bratislava.

Ndërsa bien në sy përballje si Tottenham-Besiktas, Villareal-Borussia Munchengladbah, Wolfsburg-Everton apo Sevilla-Feyenoord.

Grupi më i fortë duket ai C me Tottenham, Besiktas dhe Partizan Beograd.

Takimet e fazës së grupevbe luhen në datat 18 shtator, 2 dhe 23 tetor, 6 dhe 27 nëntor dhe më 11 dhjetor.

Finalja e këtij sezoni do të zhvillohet në stadiumin "Stadion Narodowy" në kryeqytetin e Polonisë Varshavë më 27 maj 2015. /albeu.com/



Ja 12 grupet e plota:

Grupi A: Villareal, Borussia.M, Zurich, Apollon Limassol.

Grupi B: Kopenaghen, Club Brugge, Torino, Helsinki.

Grupi C: Tottenham, Besiktas, Partizan.B, Asteras Tripolis.

Grupi D: Salzburg, Celtic, Dinamo.Z, Astra.

Grupi E: PSV, Panathinaikos, Estoril, Dinamo Moska.

Grupi F: Inter, Dnipro, St-Etienne, Karabag.

Grupi G: Sevilla, Standard Liege, Feyenoord, Rijeka.

Grupi H: Lille, Wolfsburg, Everton, Krasnodar.

Grupi I: Napoli, Sparta Praga, Young Boys, Slovan Bratislava.

Grupi J: D.Kiev, Steaua Bukuresht, Rio Ave, Alborg.

Grupi K: Fiorentina, Paok, Guingamp, Dinamo Minsk.

Grupi L: Metalist Kharkiv, Trabzonspor, Legia, Lokeren.
Shtuar më 29/08/2014, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori