I dhanë Ronaldon por Reali dhe Juventus futen në "sherr" për "yllin" e Serie A
Pëlqej
Futbollisti serb, Milinkoviç-Saviç padyshim që është shëndërruar në një nga futbollistët më të mirë në Seria A, por me performancën e tij të shkëlqyer tashmë shumë klube gjigande duan tja marrin talentin skuadrës së Lazios.

Tashmë me kalimin e Ronaldos te Juventus, ku shumë kush as që e mendonte se mund të ndodh, gjthçka pritet në merkato dhe mesa duket Reali i Madridit dhe Juventusi do të kenë sërish punë së bashku, por si rivalë këtë herë.

Dhe ai që buzëqesh nga e gjithë kjo është Presidenti i Lazios, Lotito.

Prej kohës, kampionët e Italisë ishin në radhën kryesore për të transferuar mesfushorin serb, por tashmë në “valle” është futur Reali i Madridit dhe gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm.

Në Spanjë, shkruajnë së fundmi se agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes do të jetë pikërisht njeriu që do të sjellë në Madrid Milinkoviç-Savic dhe për këtë pritet të ulet së shpejti për të diskutuar me drejtuesit e Lazios.

Megjithatë, merkato është e gjatë dhe deri në fund të saj, mund të presim surpriza të tjerë, si për Savic, por edhe për lojtarë të tjerë, duke parë se çfarë ndodhi me Ronaldon, kjo verë është e "nxehtë".
Shtuar më 12/07/2018, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori