Ibra bën "ligjin" në MLS, sulmon ish-mesfushorin e Romës (VIDEO)


Zlatan Ibrahimoviç nuk ka ndryshuar as pak me kalimin e viteve, dhe ka ruajtur atë natyrën kontraverse dhe shpërthyese të tij.

Këtë e ka shfaqur edhe në konferencën e përfundimit të ndeshjes mes Torontos dhe LA Galaxy, takim që përfundoi me rezultatin 5-3 në favor të Torontos.

Michael Bradley pati një debat me tone të ashpra me Ibrahimoviç gjatë lojës dhe shtatlarti nuk mund të rrinte pa komentuar.

“Bradleyt i duket vetja sikur është ndonjë filozof futbolli. Më duket se ai harron se unë kam shënuar më shumë gola sesa ai ka luajtur ndeshje gjithë karrierën e tij. Ligjin e bëj unë këtu”,
ishte mesazh i qartë i 36 vjeçarit. /albeu.com/



Shtuar më 17/09/2018, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori