“Inter e ka për detyrë të jetë anti-Juve”
Ish-sulmuesi i Inter, Julio Cruz i ka habitur të gjithë me deklaratën e bërë së fundmi.

Cruz beson se Zikaltrit, duhet të jenë anti-Juve.

Inter duhet të jetë anti-Juve, kështu ka qenë historikisht,” shprehet ai për Gazzetta dello Sport.

Zikaltrit kanë rivalizuar gjithmonë Juventus, bashkë me Milan. Zikaltrit duhet të rikthehen të luftojnë për titullin kampion dhe Spalletti duhet të punojë në aspektin mendor të lojtarëve.”

Argjentinasi më pas është pyetur për blerjen e re të Inter, Lautaro Martinez.

“E kam parë në Argjentinë dhe është një vrasës,” vijon 43-vjeçari.

“Do t’i duhet pak kohë për t’u përshtatur në Itali. Edhe me mua kështu ndodhi. Ka shumë ndryshim mes kampionatit argjentinas dhe atij italian.” /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2018, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori