Inter i përgjigjet padisë së Real Madridit
Pëlqej
Ditën e sotme është mësuar se Real Madrid ka paditur të FIFA Interin, për çështjen e Modric.

Sipas Real Madrid përfaqësuesit e Interit kanë biseduar me Modric para afatit të përcaktuar nga FIFA.

Nga ana tjetër është përgjigjur Interi të ciliët pretëndojnë se kjo padi është e pabazuar pasi ata nuk kanë pasur kontakte me kroatin.

Skuadra zikaltër gjatë përgjigjes thekson se deklarata e FIFA-s përmban elemente që nuk janë relevante për negocimin e supozuar.

Interi, në një letër të dërguar më 16 gusht, pretendon se nuk ka pasur kurrë kontakt me lojtarin dhe as që nuk ka hapur bisedime direkt me Modricin.

Një ankesë që klubi zikaltër e quan të pabazë, duke theksuar saktësisht mungesën e qasjes me lojtarin kroat. Tani, topi kthehet në duart e FIFA, i cili do të duhet të vendosë nëse do të hapë ose jo një hetim zyrtar kundër Interi. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori