Interi nuk ndalet, kërkon përforcimin e rradhës
Pëlqej
Interi pas rikthimit në Champions League, po synon që të përforcojë skuadrën dhe duket mjaftë aktive në tregun e transferimeve.

Pas Lautaro Martinez, Stevan De Vrij dhe Asamoah, skuadra italiane vazhdon të kërkojë përforcime të reja në rrepartin e mbrojtjes.

Tashmë, Interi po tenton që të sjell pranë klubit mbrojtësin hollandez, Daley Blind ku ky i fundit nuk është i lumtur në skuadrën e tij aktuale, Manchester United dhe ka kërkuar largimin nga Old Traford.

Interi e ka parë si mundësi të mirë mbrojtësin dhe nëse akordohet me Manchester United do i duhet të paguaj në shumë rreth 10 milion euro për të marrë shërbimet e Blind. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2018, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori