Ish-mbrojtësi i Anglisë rrëfen historinë tronditëse me minjtë
Ish-mbrojtësi i Anglisë dhe Tottenham Hotspur, Gary Mabbutt së fundmi ka zbuluar një histori trondistëse se si një mi i hëngri këmbën në një udhëtim në Afrikën e Jugut.

"Me të gjithë kundërshtarët që kam luajtur kam shpëtuar pa u dëmtuar dhe më në fund më la jashtë një mi. Isha duke fjetur dhe gjatë natës një mi ka ardhur në dhomën e gjumit, është ngjitur në shtrat dhe ishte filluar të hante këmben time. U bë mjaft vrimë e madhe në gishtin tim, duke shkuar deri në kockë." ka thënë Mbbutt.

"Ndërkohë vajza ime e cila ndodhej në dhomën tjetër, erdhi dhe më tha:" Babi, të ka kafshuar diçka."

"Duke qenë se ishim në Afrikë, mendova për gjarpërinjtë dhe akrepat, por ishte vetëm një mi të cilin unë nuk isha në gjendje ta ndjeja atë." -tha Mabbutt për "BBC Sport".

Mabbutt u detyrua të fluturojë përsëri në Britani të Madhe dhe kaloi një javë në spital pas incidentit gjatë një udhëtimi në Parkun Kombëtar Kruger, ku vajza e tij punonte.

57-vjeçari, i cili luajti 16 takime për Tre Luanët, ka diabetin e tipit 1 dhe nuk i ndjen thuajse fare këmbët e tij. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2018, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori