Ja çfarë ndodhi mbrëmë në të gjitha grupet e Europa League
Milani i Montellës duket se ka ‘harruar’ si fitohet, sepse pas 3 humbjeve radhazi në kampionat, ndalet edhe në sfidën e Europa Ligës, kompeticion ku njihnin vetëm fitore. Kuqezinjtë nuk shkuan dot më tepër se një barazim pa gola ndaj grekëve të AEK-ut, ndonëse Montella kishte hedhur një formacion shumë sulmues. Në ndeshjen tjetër të grupit, Rijeka triumfoi 1-3 në Vjenë ndaj Austrias.

Në grupin A, Astana mposhti Makabi Tel Avivin 4-0, ndërsa Villareal nuk shkoi më shumë se naj barazim 2-2, ndaj Slavias së Pragës.
Grupi B prodhoi dy barazime, pa gola në Elbasan dhe me plot katër të tillë në Kiev, mes Dinamos vendase dhe Young Boysit. Në këtë grup gjithçka është e hapur, sa i përket kualifikimit.

Surprizë bëri edhe Ludogorets, që fitoi 0-2, në transfertën portugeze ndaj Bragës, Atalanta e Berishësmori një tjetër 3 pikësh ndaj qipriotëve të Apollon Limasolit.

Lazio e Thomas Strakoshës konfirmoi se nuk është më një surprizë. teksa italianët triumfuan 1-3 në Francë, ndaj Nices, ndonëse e panë veten në disavantazh që në minutën e pestë, pas golit të Balotellit. Humbje të thellë pësoi edhe Vardari i Shkupit, 0-6, ndaj Real Sociedadit, ndërsa Arsenali triumfoi në Serbi. /albeu.com/

Grupi A
Villareal – Slavia Praga 2-2
Astana – Makabi Tel Aviv 4-0
Grupi B
Dynamo Kiev – Young Boys 2-2
Skënderbeu – P. Beograd 0-0
Grupi C
Hoffenhaim – Basaksehir 3-1
Braga – Ludogorets 0-2
Grupi D
Milan – AEK 0-0
Austria Vjena – Rijeka 1-3
Grupi E
Atalanta – Apollon Limasol 3-1
Everton – Lyon 1-2
Grupi F
Sherif Tiraspol – Lokomotivë e Moskës 1-1
Zlin – Kopenhagen 1-1
Grupi G
Hapoel Ber Sheva – Steaua Bukuresht 1-2
Lugano – Viktoria Plzen 3-2
Grupi H
Crvena Zvezda – Arsenal 0-1
BATE – Këln 1-0
Grupi I
Koniaspor – Salzburg 0-2
Marsejë – Guimaraesh 2-1
Grupi J
Ostersunds – Atletik Bilbao 2-2
Zoria – Herta Berlin 1-2
Grupi K
Nicë – Lacio 1-3
Varegem – Vitese 1-1
Grupi L
Zenit – Rosenborg 3-1
Vardar – Real Sociedad 0-6
Shtuar më 20/10/2017, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori