Mega operacioni "Volvo 4", 27 të arrestuar, 6 nuk janë kapur
Ka shënuar 500 gola, por në fillim Ibran e injoronin
Pëlqej
Zlatan Ibrahimovic edhe pse 36 vjeçar, por shkëlqen në kampionatin amerikan MLS me klubin e La Galaxy.

Suedezi përveç potencës fizike në fushën e lojës njihet edhe për gola spektakolar që ka shënuar dhe mund të themi se është një ndër gola shënuesit me të veçantë.

Së fundmi Ibra ka arritur të shënoi golin e 500 në karrirën e tij dhe pikërisht ky gol ishte në një stil krej të veçantë duke e çuar topin në rrjetë si një "karaterist".

Tani, 36-vjeçari e ka kujtuar kohen kur kritikët i kishin vënë në pikëpyetje aftësitë e tij për të shënuar gola në fillim të karrierës së tij, duke thënë se ua ka dëshmuar se ishin gabim.

“Kam pasur rastin të luaj në të gjitha klubet e mëdha dhe më lojtarët e mëdhenj, dhe prapëseprapë t’i shënoj gjithë këto gola”, tha Ibra.

“Gjëja më qesharake është se, kur e nisa karrierën thanë se ky lojtar është i mirë por nuk është në gjendje të shënojë gola. Papritmas, ditkam si të shënoj gola. I kam shënuar 500 – numër i çmendur në futboll”, shtoi ai. /albeu.com/


Shtuar më 22/09/2018, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori