Çudit Partizani i Beogradit: Vijnë shqiptarët, jo kosovarët
Pëlqej
Në stadiumin e Partizanit të Beogradit janë shtuar masat e sigurisë në prag të ndeshjes së nesërme me Skënderbeun. Klubi i skuadrës serbe shpreson që kjo ndeshje të kalojë e qetë dhe pa incidente.

“Bëni tifo fer, pa lëshime shoveniste e fashiste”.

Kështu thuhet në udhëzimin për rregullat në ndeshjen Partizani – Skënderbeu të lëshuar nga klubi beogradas. Biletat gati janë shitur, por bashkë me to edhe të dhënat e secilit dhe sqarimet që secili ta dijë vendin e tij. Janë vendosur edhe 96 kamera sigurie për ta filmuar çdo detaj.

Drejtuesit e Partizanit, thonë se është një sprovë që duhet kaluar. Klubi ndodhet para problemeve dhe gjëja më e vogël i sjell gjobë dhe mungesë publiku. Kosova mund të përmendet, por jo ‘shiptari’ siç i quajnë disa serbë shqiptarët si ofendim.

Predrag Vujovic, Drejtor i Marketingut te Partizani, ka thënë që të pritet mysafirët siç na kanë pritur.

“Ne do të luajmë kundër Skënderbeut, një klub që na ka pritur më shumë se sa korrekt”.

“Edhe ju keni pasur te Skënderbeun grupe njerëzish që kanë brohoritur gjëra që ne nuk i kemi dëgjuar, por UEFA po. Ne duam që kjo ndeshje të kaloj mirë edhe për interesin tonë dhe për mikpritje”.

Nën logon e këtij klubi garojnë, në sporte të ndryshme, mijëra profesionist në 28 klube që përfaqësojnë Shoqërinë Jugosllave Sportive, e cila është organizata më triumfuese me medalje nga ato të bronzta e deri tek Legjioni i Nderit nga shteti francez. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2017, ora 12:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori