Kukësi i vetëm në arenën europiane
Pëlqej
Laci ishte skuadra tjetër që i dha lamtumirën aventures europiane pas Luftëtarit dhe Partizanit.

Por ende Kategorisë Superiore ka një përfaqësues në arenën europiane, skatësiht në Europa League.

Kukësi edhe pse u eliminua nga Champions League pas humbjes me rezultat të përgjithshëm 0-5 ndaj Qarabag ende vazhdon ëndrrën europiane të Europa League.

Në raundin e tretë kualifikues të kompeticionit të dytë për nga rëndësia, nënkampionët e vendit do të luajnë ndeshjen e tyre të radhës ndaj gjeorgjianëve të Torpedo Kutaisit, me këta të fundit që eliminuan ekipin Vikingur nga Ishujt Faroe.

Vijimi i aventurës europiane, Kukësit i siguron të ardhura të tjera financiare.

Gjatë pjesëmarrjes në Champion League, Kukësi ka mundur të sigurojë 660 mijë euro; 280 mijë nga raundi i parë kualifikues dhe 380 mijë nga raundi i dytë.

Me kalimin në raundin e tretë, Kukësi përfiton edhe 280 mijë euro të tjera – edhe nëse eliminohet, – për ta çuar në 940 mijë euro shifrën totale të përfitimeve financiare nga pjesëmarrjet në kompeticionet e UEFA-s.

Ndeshja e parë mes Kukësit e Torpedos do të luhet më 9 gusht, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndërsa ajo e kthimit do të luhet një javë më pas, më 16 gusht. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2018, ora 14:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori