Kukësi-Metalurg, formacioni i mundshëm i verilindorëve
Diferencat në buxhet dhe në cilësi jo gjithmonë janë vendimtare në përcaktimin e rezultatit të një ndeshjeje futbolli dhe në kontekts loja e topkëmbës u jep mundësi të shpresojnë edhe skuadrave që futën në fushë si jofavorite. Me zemrën në fushë dhe me shpirtin e sakrificës, e pamundura mund të bëhet realitet dhe me këtë sllogan nënakmpionët e Shqipërisë do të sfidojnë Metalurg Donetsk.

Armando Cungu në mënyrë të vazhdueshme është shprehur se nuk i pëlqen loja mbrojtëse, madje fjala katenacio, sipas tij, nuk bën pjesë në fjalorin e një trajneri që si futbollist është edukuar me filozofinë e futbollit shkodran, megjithatë ndaj ukrainasve është e pamundur të luash në sulm, pasi do të rezultonte një aventurë vetëvrasëse.

Edhe pse vendimi është ekskluzivisht Cungut, gjithsesi mund të jepet një ide e përgjithshme sesi do të vendoset Kukësi në fushën e lojës.

Argent Halilaj mbetet titullar i padiskutueshëm në portë, ndërsa në mbrojtje pritet të rreshtohen Peqini nga e djathta, Brahja–Mallota në qendër dhe Hallaçi në të majtë. Në mesfushë si shkatërrues pritet të aktivizohen Malakarne dhe Karabeci, Allmuçca disi më i avancuar, ndërsa nga krahët Prongi dhe Hoxha. Llazar Popoviç me shumë mundësi të jetë sulmuesi i vetëm i deklaruar i verilindorëve.

Diskutimi i vetëm i përket aktivizimit të mundshëm të Enkel Alikaj, që shquhet më shumë për organizimin e lojës dhe për pasin e fundit. Nëse Cungu vendos të aktivizojë 31-vjeçarin, Allmuça do të ketë më shumë detyra mbrojtëse, ndërsa Malakarne do të ulej në stol. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2013, ora 16:08
vullnet rexhmati
e Enjte 1 Gusht 2013, Ora 17:26
Vetem fitore sot nga londra
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori