Kukësi optimist ndaj Qarabg, por vuajnë faktorin "fushë"
Pëlqej
Ditën e sotme do të luhet ndeshja mes Kukësit dhe Qarabag ku të dy skuadrat do të luftojnë për një vend në Champions League.

Kjo ndeshje do të luhet në Baku në orën 19:00, ku "armata e veriut" do kërkojë të shkruaj histori dhe për këtë ka shumë optimizëm.

“Në të gjitha këto ndeshje që kemi luajtur deri tani kemi dhënë maksimumin dhe kështu do të vazhdojë edhe nesër (Sot). Unë mendoj se do ta arrijmë qëllimin, i cili është kualifikimi. E pamë edhe në ndeshjen e parë që nuk kemi ndonjë diferencë të madhe me kundërshtarin. Ata kanë një ekip shumë të mirë dhe lojtarë cilësorë, por edhe ne kemi vlerat tona dhe besoj se kemi shumë mundësi që të kualifikohemi”, tha lojtari i Kukësit, Simon Rrumbullaku.

Ndërkohë te kampionët e Azerbajxhanit do të kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë, për të zhvlerësuar ndalesën e papritur që vuajtën ndaj Kukësit në transfertë.

“Është një ndeshje e rëndësishme ku do të ndikojë çdo goditje dhe çdo rast i humbur para portës. Do ta marrim me qetësi edhe nëse nuk shënojmë që në fillim. Në ndeshje të tilla ka pak gola. Të gjithë futbollistët janë gati dhe shpresojmë që do të fitojmë ne”, u shpreh Gurban Gurbanov. /albeu.com/

Shtuar më 01/08/2018, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori