Ky është fjalimi prekës i Ibrahimoviç për dëmtimin e tij
Pëlqej
Dëmtimi i Zlatan Ibrahimovic në skuadrën e Manchester United e ka ndryshuar rrënjësisht futbollistin.

Zaltan ka reflektuar për shumë gjera në karrierën e tij si futbollist madje pas dëmtimit ai refuzoi edhe rrogën duke i thënë Morinhos se nuk e donte atë.

Po pse nuk donte të paguhej?

“Para atij dëmtimi, United kishte një Zlatan dhe unë nuk isha akoma gati për të qenë ai Zlatan”, ka thënë Ibrahimovic për “BBC”. Koncepti i suedezit ka qenë i drejtë, edhe pse klubi anglez ka vazhduar ta pagojë.

Ai dëmtim i ka rënduar shumë suedezit, i cili donte të qëndronte në hije, larg kamerave. “Trajneri donte të më grumbullonte në disa ndeshje, por unë i kam thënë se nuk isha akoma gati”.

“Për respekt të skuadrës, të shokëve të ekipit dhe trajnerit kam thënë shpesh ‘le të luajë dikush tjetër, që sigurisht është më mirë se unë’. Jam ngritur në këmbë dhe e kam thënë, edhe pse jam Zlatan”, ka zbuluar ish-sulmuesi i United.

Falë kësaj interviste kemi zbuluar një Ibrahimovic të ri. Larg nga Zlatan që kemi mësuar të njohim gjatë viteve, më pak arrogant dhe më altruist. Dhe, mbi të gjitha, i sinqertë dhe realist. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2018, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori