Lazio-Fenerbahçe, formacionet e mundshme
Është vetëm Lazio. Fushata europiane e skuadrave italiane ka arritur tashmë në fundin e saj, dhe lacialët janë të vetmit që mund të mbajnë Serie A në Kupat e Europës. Ndeshja e parë u fitua 2-0 nga Fenerbahçe, por sot Petkoviç do të tentojë kthesën në një stadium pa tifozë.

Lazio do të detyrohet të hedhë në fushë nga minuta e parë emra si Radu, Gonzalez dhe Ederson, që të gjithë pjesë e formacionit në derbin e së hënës kundër Romës, ndërsa mungojnë Mauri dhe Onazi për shkak kartonash.

Nga ana tjetër, Fenerbahçe do të duhet të bëjë pa Musa Sow të dëmtuar dhe në fushë do të zbresë Webo. /albeu.com/


Formacionet e mundshme:

Lazio (4-4-1-1): Marchetti; Gonzalez, Biava, Cana, Radu; Candreva, Ledesma, Hernanes, Luliç; Ederson; Kozak. Tr: Petkoviç

Fenerbahçe (4-2-3-1): Demirel; Gonul, Korkmaz, Yobo, Ziegler; Topal, Meireles; Kuyt, Cristian, Erkin; Webò. Tr: Kocaman

Arbitër: P. Kralovec (CZE).
Shtuar më 11/04/2013, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori