Legjenda e Interit: Juventus nuk e fiton Champions-in as me Ronaldon
Hollandezi, Wesley Sneijder është një nga futbollistët që ka lënë gjurmë në Seria A, pranë klubit të Interit.

Së fundmi ai ka komentuar edhe transferimin e Ronaldos te ish-rivalët e tij , Juventus.

I kontaktuar nga mikrofonët e BeIN Sports, Sneijder deklaroi:

“Nuk mendoj se një lojtar mund të ndryshojë gjithçka. Nuk është vetëm Ronaldo ai që bën diferencën. Ka skuadra më të forta se Juventusi dhe nuk mendoj se do e fitojë Champions League. Për kampionatin mendoj se mund të jem dakord, ka shumë shanse për ta fituar, por në Europë duhet diçka më shumë.” /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2018, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori