Lionel Messi tregon tre portierët më të vështirë
Pëlqej
Lionel Messi së fundmi në një itervistë për “Globoesportes” ka rrëfyer emrat e tre portierëve më të mirë që atij i është dashur të përballet.

Messi tregon se legjenda e Juves, Gigi Buffon është një ndër më të mirët që ai ka tentuar ti shënojë gol, më pas "pleshti" përmend Neuer tek Bayern Munchen dhe ish-portierin e Real Madidit Iker Casillas.

"Kam luajtur kundër shumë prej tyre, por mund të veçoj mbi të gjitha Buffon. Sigurisht që nuk mund të harroj Neuer, realisht i madh dhe fantastik. Ndoshta harroj shumë të tjerë, por këta janë dy nga më të mirët, gjithashtu edhe Casillas, pa dyshim…" ka thën Messi.

“Pleshtit” pasi ka fituar gjithçka i ofron karriera e tij në rang klubesh me Barcelonën, është shprehur se do dëshironte shumë një trofe me Kombëtaren e Argjentinës. /albeu.com/


Shtuar më 02/06/2018, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori