Maldini përcakton objektivat e Milanit
Pëlqej
Ish-kapiteni, legjendar i Milanit, Paolo Maldini ka qenë i pranishëm në konferencën për shtyp ku AC Milan ka prezantuar Laxalt, Bakayoko dhe Castillejo.

Maldini është aktualisht drejtor i strategjisë së Milan, dhe në këtë konferencë ka përcakton edhe objektivin sezonal të Milanit.

“Duhet të përmirësojmë pozicionin e sezonit të kaluar, ku u renditëm në vendin e gjashtë. Kemi mundësitë të shkojmë në Champions edhe pse duhet nënvizuar se gjithçka do të jetë rezultat i punës në stërvitje, por e pranojmë se rikthimi Champions League do të ishte maksimumi për ne,” – tha Maldini.

Për Castillejo, ai tha: “Për stilin e lojës që ka, për personalitet që zotëron më intrigon shumë dhe unë mendoj se do të jetë një surprizë e bukur në Serie A. Mendoj se është e rëndësishme ta bëjmë të ndihet si në shtëpi. Ai, bashkë me Bakayoko dhe Laxalt duhet të ambientohet sa më shpejtë të jetë e mundur. Gattuso kërkon futbollistë cilësorë dhe ka shumë pritshmëri për të bërë një sezon të mirë.” /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2018, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori