Mesfushori i PSG del në shitje, Barcelona këmbëngul për të
Pëlqej
Barcelona që prej largimit të Andres Iniestas është në kërkim të një mesfushori por nuk ka arritur të akordohet me asnjë lojtarë.

Por mesa duke tashmë ata e kanë objektivin e tyre, bëhet fjalë për qendër mesfushorin Adrien Rabiot dhe kanë nisur tratativat me PSG për të marrë shërbimet e tij.

Nga ana e PSG po e shfrytëzojnë këtë rast dhe thuhet se kanë vendosur edhe një çmim rreth 40 milion euro për mesfushorin.

Ndërsa vetë Rabiot ka shprehur gatishmërinë të bashkohet me Barcelonën, madje nëna e tij Veronique ka folur me Abidal javën e shkuar për arritjen e një transferimi. /albeu.com./



Shtuar më 12/07/2018, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori