Messi insiston: Griezmann është shumë i mirë
Pëlqej
Lionel Messi vazhdon të mbështesë kauzën për kalimin e Griezmann tek Barcelona.

Madje pak kohë më parë u raportua se Messi e kishte ftuar haptazi Griezmann në klubin e Barcelonës duke i thënë se do të kombinonin shumë mirë.

Por edhe së fundmi në një intervistë të publikuar nga e përditshmja "Sport", Messi ka thënë se për të fituar Championsin, duhet të kesh më të mirët dhe Griezmann është shumë i mirë.

“Nuk e di nëse është prioritet por unë pajtohem se për të fituar Ligën e Kampionëve ne duhet të kemi lojtarët më të mirë dhe Griezmann është një prej tyre." ka thënë Messi.

"Nëse klubi mund të sjell atë, mirë, nuk e di nëse është prioritet, varet tek sekretariati teknik dhe trajneri, unë vetëm po them se për të fituar Champions ju duhet të keni më të mirët dhe ai është shumë i mirë! ” ka shtuar më pas ai. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2018, ora 12:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori