Milan kundër AEK-ut duhet të llogarisë dhe dëmtimet
Pëlqej
Krahas problemeve me paraqitjet në kampionat, Milani duhet të bëjë llogaritë edhe me dëmtimet. Më i fundit që i shtohet listës është mesfushori argjentinas Lucas Biglia, që do të mungojë në takimin e të enjtes ndaj AEK-ut të Athinës, por është në dyshim edhe për sfidën e kampionatit ndaj Sassuolos.

Mesfushori argjentinas ka vuajtur nga një infeksion në gju, por ka sakrifikuar, duke u vënë në dispozicion të Montellës, deri pas ndeshjes me Juventusin, kur mjekët vendosën që të ndalet për t’u kuruar.

Gjithsesi, nga infermieria vijnë edhe lajme të mira për Montellën. Trajneri i Milanit do të ketë në dispozicion mbrojtësin Calabria, i cili u dëmtuan në ndeshjen përballë Chievos, ndërsa pas ndërprerjes për ndeshjet e kombëtareve do të rikthehet në fushë edhe Bonaventura. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2017, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori