Muzaka: Më shijoi goli kundër Kievit, por çe do që i humbi vlera nga humbja
Pëlqej
Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, Skënderbeu u është kthyer dje përgatitjeve në Korçë. Për mediat Gjergji Muzaka, autori golit të mrekullueshëm në “Olimpiski” foli pwr golin e shënuar, Muzaka do të përgjigjej shkurt: “Më shijoi ai gol, por do të ishte më bukur dhe më i vlefshëm nëse do të fitonim”.

“Për të ardhur keq që nuk fituam në Kamëz, ndoshta e morëm lehtë dhe nuk u impenjuam maksimalisht. Gjithsesi, shohim përpara, me Partizanin është një ndeshje rivalësh për titull. Jemi të lodhur, por kemi kohë mjaftueshëm për të përgatitur këtë ndeshje. Do të jetë ndeshje e forte, por luajmë para tifozëve tanë, çka e bën më të lehtë arritjen e objektivit” tha Gjergji rreth situatës në Kampionat.

“Për mua ka pak rëndësi nëse e nis titullar apo në stol. Muzaka është në çdo moment në shërbim të ekipit dhe klubit” përfundoi ylli i Korçarëve. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2017, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori