Nënkampioni i botës refuzoi Napolin dhe Bayernin për Interin
Sime Vrsaljko është lidhur shumë me një largim të mundshëm nga klubi i tij aktual, Atletico Madrid.

Mbrojtësi kroat ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në botëror dhe pas kësaj ai është me të vërtetë një hap larg kthimit në Itali, ku pas eksperiencave me Genoa dhe Sassuolo, ai pritet të veshë fanellën zikaltër.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Vrsaljko në javët e fundit ka refuzuar ofertat e Napolit dhe Bayern Munich për Interin.

Kjo është arsyeja pse tani Atletico Madrid është gati të pranojë ofertën zikaltër, që siguron një huazim shumë të shtrenjtë, 7 milionë euro, me të drejtën e shpengimit total prej 25 milionë euro, përkundër 30 milionëve të kërkuar nga spanjollët. /albeu.com/
Shtuar më 27/07/2018, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori