Nis Europa League, këto janë 24 ndeshjet që "ndezin" mbrëmjen

Pëlqej
Ditën e sotme do të nisi sezoni i ri i Europa League ku 48 skuadra do të dëbutojnë në fushë për ti rrëmbyer trofeun Atletico Madridit.

këto 24 ndeshje që do të luhen sigurisht që vëmendja kryesore do të shkojë te klubet më të mëdha që kanë shkruar histori në futboll.

Nga këto mund të përmendim Milan, Chelsea, Arsenal apo Sevilla.

Kuqezinjtë e Gattusos do të udhëtojnë drejt Luksemburgut për t’u përballur më debutuesit e Dudelange në ndeshjen e tyre të grupit F.
Ndërsa Arsenali do të presë në Emirates Stadium skuadrën e Vorsklës.

Në të njëjtën kohë, kjo është hera e parë që Arsenali do të luajë në një eveniment të tillë si Europa League nën drejtimin e Unai Emery që mori vendin e Arsene Wenger.

Në orën 18:55 do të zbresin në fushën e lojës skuadra si Chelsea apo Lazio. Blutë e Londrës janë në Grupin L dhe do të nisin këtë sezon në përballjen me PAOK e Athinës.

Për të parë të gjtiha ndeshjet që do të luhen sot ju ftojmë të shfletoni galerinë e mësipërme. /albeu.com/

Shtuar më 20/09/2018, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori