Pas dyluftimin ra në tokë si i vdekur, u nevojit urgjenca për ti shpëtuar jetën (VIDEO)
Pëlqej
Në fitoren e Lyonit në ndeshjen kryesore të mbrëmjes në Ligën e Evropë ndaj Evertonit me rezultat 3-0, në përfundim të pjesës së parë të gjithë të pranishmit në stadium mbetën të shtangur pas lëndimit të mbrojtësit mysafir Cuco Martina.

Afrikani mbeti i shtrirë në tokë gjatë një dueli me sulmuesin e Lyonit, Maxëel Cornet. Ai nuk lëvizte fare dhe mjekët e skuadrës e kontrolluan për shtatë minuta në fushë para se ta largonin nga stadiumi me ndihmë të shpejtë.

Cornet i Lyonit fillimisht e kontrolloi mbrojtësin Martina nëse ishte duke marrë frymë pasi ai nuk lëvizte fare nga lëndimi i pësuar në qafë.

Ditën e sotme gjendja e tij është më e mirë dhe lojtari do të udhëtojë drejt Anglisë së bashku me pjesën tjetër të ekipit. Ai pritet të shtrohet në spitalin e Liverpoolit, për të vazhduar shërimin nga lëndimi i pësuar në ndeshjen ndaj Lyon. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2017, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori