Premier League me pushime dimërore
Pëlqej
Premier League tashmë do te bëhet me pushime dimërore.

Federata e Futbollit anglez dhe klubet kanë gjetur marrëveshjen për pushimin dimëror, pa cenuar marrëveshjet me sponsorët dhe transmetuesit televizivë.

Kampionati do të ndërpritet për dy javë në muajin shkurt dhe do të aplikohet gjatë sezonit 2019-2020.

“Ky është një moment domethënës për futbollin anglez, që sjell përfitime si për klubet ashtu edhe për përfaqësuesen. Nuk është sekret që ne kemi një kalendar të ngjeshur” ka thënë shefi ekzekutiv i FA-së, Martin Glenn.

“Kemi punuar shumë gjatë viteve të fundit për të gjetur një zgjidhje, që lojtarët të kenë një periudhë pushimesh në mes të sezonit, por pa cenuar festën e Krishtlindjes”shtoi më pas ai.

“Ne jemi të bindur se ky pushim i shkurtër në mes të sezonit do të jetë shumë i vlefshëm për turnetë ndërkombëtarë”, përfundoi Martin Glenn. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2018, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori