Ronaldo i fiksuar pas ruses? E dashura e tij argjentinase nuk ka nevojë për të

Pëlqej
Së fundmi mediat rozë kanë publikuar një lajm ku thuhet se Cristiano Ronaldo është i fiksuar pas modeles ruse Lilia Ermak.

Madje thuhet se Ronaldo i ka shkruar disa herë mesazhe në inboxin e saj në instagram por ajo ka refuzuar tu përgjigjet raporton albeu.com

Pas këtyre thashethemeve e dashura aktuale e Ronaldos mund të marrë ndonjë veprim të papritur për lidhjen e saj me yllin portugez.

Gjithsesi edhe sikur kjo të ndodhi, Georgina nuk ja ka shumë nevojën Ronaldos, pasi tashmë është shëndërruar në një yll modelingu.

Dihet botërisht se industria e modës nxjerr shumë të ardhura dhe gjithashtu promovimi i tyre në rrjetet social është kthyer në biznes më vete.

Së fundmi edhe ish-modelja argjentinase, Georgina Rodrigez, duket se po ia del shumë mirë nga përfitimet që mërr nga kjo industri.

Sipas “The Sun” asaj i pëlqen të jetë e pavarur, edhe pse ka në krah një nga lojtarët më të mirë të planetit dhe nga sportistët më të pasur.

Georgina tani ka tërhequr vëmendjen edhe në Itali, pas kalimit të Ronaldos te Juventusi.

Nga ana tjetër, ajo ka 6.8 milionë ndjekës. Aq sa mjafton për të tërhequr vëmendjen e markave të mëdha të veshjeve.

Georgina ka bërë një zgjedhje të zgjuar. Cila është mënyra e vetme për të mos u rrethuar nga fansat dhe për të punuar?

Natyrisht, ta bësh këtë nëpërmjet rrjeteve sociale. Dhe sipas “The Sun”, bashkëshortja e ardhshme e mundshme e Ronaldo-s, fiton 8.500 dollarë për post falë ndjekësve të saj dhe të sponsorizimeve./albeu.com/

Dhe si një “influencer” (person që mund të ndikojë te zgjedhjet e konsumatorit) mund të ketë një rrogë vjetore prej rreth 4 milionë dollarësh. Sa një lojtarë i nivelit të lartë, me pak fjalë. /albeu.com/

Shtuar më 03/08/2018, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori