Rrëfehet Wanda, tregon tradhëtinë me Icardin ndaj Maxi Lopez
Pëlqej
Wanda Nara shpesh herë është bërë kryefjala e mediave rozë për jetën e saj të "shthurur" dhe për të shkuarën e saj kontarverse.

Së fundmi ajo ka rrëfyer në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, tradhëtinë që i ka bërë ish-bashkëshortit të saj Maxi López me sulmuesin e Interit, Mauro Icardi që është bashkëshorti i saj aktual.

“Kam takuar Mauron nëpërmjet Maxi Lopez kur ishte 18 vjeç. Pas divorcit, unë isha kthyer për të jetuar në Argjentinë dhe tashmë kisha regjistruar fëmijët për vitin e ri shkollor. Më duhej të kthehesha në Milano për të tërhequr disa dokumenta dhe më pas të kthehesha mbrapsht. Rastësisht takova Mauron dhe ai më pyeti nëse doja të haja me të, por ai nuk kishte lek. I dhashë disa para dhe pjesa tjetër ndodhi në mënyrë spontane. Mauro mund të kishte bërë gjithçka që donte në jetë, por tregoi pjekurinë e një njeriu shumë më të vjetër. Ai i mbajti premtimet e tij. Shpejt kuptova se kujdeset edhe për fëmijët e mi dhe kjo do të thoshte gjithçka.” ka thënë në fillim Wanda.

"Ai gjithmonë donte të ishte një lojtar i cili do të ndiente presion në ndjekjen e gjurmëve të tij. Mauro i ka trajtuar gjithmonë si fëmijët e tij. Valentino ka disiplina të shquara, sheh atë që ha, pi vetëm ujë dhe filmon ndeshjet e tij në mënyrë që të mund t’i shikojë gabimet e tij dhe t’i korrigjojë ato. Megjithatë, Benedicto është më i talentuari natyrshëm “ ka shtuar më pas ajo.


Shtuar më 27/08/2018, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori