Rrëfimi rrënqethës i sulmuesit shqiptar: Stërvitesha me barkun bosh
Pëlqej
Fiorin Durmishaj së fundmi ka bërë një rrëfim rrëqethës për “Gazzetta.gr”.

Durmishaj ka treguar për vuajtjet e tij që ka kaluar në shtetin fqinj dhe për vështirësit e pafundme që nga rracizmi e deri tek gjendja e dobët ekonomike.

“Stërvitesha me barkun bosh dhe më dhembte stomaku gjithë natën. Nuk kisha para për të blerë banane dhe ujë”, tregon mes të tjerash 21-vjeçari nga Vlora.

Cili është sekreti i Panioniosit që krijon kaq shumë lojtarë nga akademia?

" Nuk e di. Realisht, nuk e di se si funksionon në aspektin ekonomik kjo pjesë, por unë mund të flas për karakterin e lojtarëve. Këtu afrohen fëmijë me motivim dhe me dëshirë. Afrohen fëmijë që kanë vuajtur dhe kanë eksperiencë në jetë dhe e dashurojnë futbollin. Kjo është ajo që unë ndiej."

"Në grupe dhe në skuadra të tjera, nuk shoh kaq shumë bashkëpunim me njëri-tjetrin. Te Panioniosi mund të mungojë luksi dhe infrastruktura, por janë të gjithë të etur."

Si arrin Panioniosi të menaxhojë forcat dhe të kalojë problemet, duke qëndruar në nivele të larta?

"Ata dinë të punojnë me të rinj dhe t’u japin mundësi atyre. Sigurisht që ata luajnë një rol të rëndësishëm në dhomat e zhveshjes, kjo është arsyeja. Ka disa lojtarë që qëndrojnë gjithmonë si trungu i skuadrës dhe të tjerë që vijnë dhe përshtaten menjëherë. Ata e kuptojnë që duhet ta ndihmojnë Panionionsin."

"Kam kuptuar që strategjia lidhet edhe me afrimin e lojtarëve që kanë gabuar në një skuadër dhe janë larguar pa lënë gjurmë aty. Njerëzit që punojnë aty janë shumë të thjeshtë dhe të kuptueshëm me njëri-tjetrin. Unë mësova shumë nga ideologjia e kësaj skuadre dhe u rrita me rregullat që ata kishin."

Le të flasim pak për ju. Si erdhët në Greqi dhe pse? Keni kujtime?

"Unë isha 5 vjeç dhe mbaj mend që udhëtuam me autobus. Isha ulur pranë babait tim dhe isha shumë i gëzuar dhe i kënaqur që do të largohesha nga Shqipëria. Aty ishim shumë keq. Jetonim në një fshat dhe në një vend ku ishim të kërcënuar nga plumbat. Ishte lufta civile dhe kohë shumë e keqe për Shqipërinë."

"Por, gjithsesi e mbaj mend që isha i gëzuar që do të vinim në Greqi. Gjatë gjithë rrugëtimit shihja nga dritarja qytetet që linim pas. Udhëtuam për 12 orë dhe isha i fiksuar në xhamin e dritares së autobusit. Ky është kujtimi. Babai më tha që duhet të flija pak sepse ishte rrugë e gjatë, por unë nuk fjeta fare.
Shtuar më 09/06/2018, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori