Salah "sulmon" Federatën e Futbollit të Egjiptit
Pëlqej
Sulmuesi egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah, së fundmi është përfshirë në një konflikt me Federatën e Futbollit të vendëlindjes së tij, Egjiptit.

Mësohet se shkaku i kësaj zënke janë bërë sponsorët e yllit të Liverpool.

Konkretisht "molla e sherrit" ka qënë një foto e Salah ku si sponsor ishte një kompani tjetër dhe jo kompania e vërtetë sponsorizuese e Salah.

Egjiptiani kishte kërkuar që kjo foto të mos qarkullonte duke thënë se është një ofendim për të ndërsa tani ka reaguar përsëri ku në TWitter ka shkruar:

“Nuk është normale që letrat e mia dhe letrat e avokatit tim po injorohen. Unë nuk e di pse kjo gjë po ndodhë. A nuk keni mjaftueshëm kohë të më përgjigjeni?!”

Ndërsa, Federata e Futbollit të Egjiptit ka lëshuar një deklaratë zyrtare për këtë problem, ku thuhet se ata do t’ia kthejnë përgjigjen agjentit të tij, Ramy Abbas.

“Ne kemi kërkuar garanci rreth mirëqenies së Salah gjatë kohës kur është me Kombëtaren e Egjiptit, dhe të na sigurojnë se shkelje të tilla të të drejtave për përdorimin e fotografive nuk do të ndodhin përsëri. Kjo është e gjitha" /albeu.com/


Shtuar më 27/08/2018, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori