Serbët tensionojnë edhe turqit
Në një kohë kur është ende e fortë jehona e incidenteve që ndodhën në ndeshjen Serbi–Shqipëri, Beogradi përjeton vigjiljen e një tjetër sfide të nxehtë e cila po prodhon incidente të ngjashme me ato që i paraprinë sfidës me kuqezinjtë nga pala serbe. Bëhet fjalë për takimin e kësaj të enjteje mes Partizanit të Beogradit dhe Besiktas, i vlefshëm për fazën e grupeve të Europa League.

Klimë e tensionuar dhe thuajse një déjà vu e atyre që ndodhën me shqiptarët edhe për Turqit në aeroportin e "Nikola Tesla". President i Besiktasit, Fikret Orman pas mbërritjes me aeroport privat është bllokuar për një orë në aeroportin e Beogradit pa marrë asnjë shpjegim nga policia e autoritetet serbe.

Është dashur nevoja e Ambasadës Turke në Beograd që numri një i Besiktasit të merrte "Ok"-in për tu futur në kryeqytetin serb.

Por nuk ka mbaruar gjithshka aty pasi më vonë edhe dy zyrtarë të lartë të klubit turk, janë bllokuar për dy orë në aeroport bashkë me disa dhjetëra tifozë të Beshiktashit që ju ishin konfiskuar pasaportat duke u liruar vetëm pas kontrolleve të imtësishme nga ana e forcave serbe.

Nuk është raportuar ndërkohë për ndonjë incident në momentin e mbërritjes së skuadrës turke që aktualisht ndodhet në kryqeytetin serb, por trajtimi aspak normal ka irrituar se tepërmi tifozët turq që kane postuar fotot me flamurin e skuadrës së tyre para stadiumit duke paralajmëruar nje rivalitet të nxehtë. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2014, ora 09:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori