"Shpërthen" Gattuso: U treguam pula që e pësuam në fund
Pëlqej
Rino Gatuzo, trajneri i Milanit, ka pranuar me shuam sinqeritet që Interi e kishte merituar më shumë fitoren, ndaj në fund pengu ishte vetëm që nuk u arrit të mbyllej 0-0 ndeshja e derbit.

Interi e meritonte më shumë, nëse ndeshja do të kishte përfunduar 0-0 për ne do të kishin qenë gjëra shumë pozitive.Skuadra ishte e aftë, mund të mbanim topin më mirë. Ndoshta kemi pasur frikë, duhej më shumë kurajë. Ditëm si të vuanim deri në minutën e 92-të, keqardhja e vetme është që nuk arritëm të shfrytëzonim disa situata. Duhet të shohim para, por kjo humbje djeg”, tha ai.

“Te momenti i golit ka shumë gabime, fajin e kanë të gjithë. Sot lëpijmë plagët dhe shohim përpara.Ndeshjet i humbim të gjithë, jo se ka gabuar vetëm Donaruma.U treguam pula që e pësuam atë gol në minutën e 92-të”, tha tarjneri i Milanit.
Shtuar më 22/10/2018, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori