"Shpërthen" përsëri Presidenti i La Ligas, flet për klubet shqiptare
Presidenti i La Ligas, Havier Tebas, disa ditë më parë bëri një sulm të ashpër kundrejt klubeve të mëdha në Europë duke thën se ata bënin mashtrime me shifrat në merkato.

Gjithashtu ai edhe së fundimi ka deklaruar se i qëndron plotësisht deklaratës të tij teksa ka tërhequr vëmendjen duke marrë si shembull klubet shqiptare, çeke apo turke.

“Duhet t’i bëjmë vetes pyetjen se pse disa klube fryjnë shifrat e transferimeve të lojtarëve. E kam fjalën për PSG, por edhe për Juventus që mori Ronaldon, apo Interin që nuk ka para, por i ofron shifra të çmendura Luka Modriç. Transferimi i Nejmar te PSG është një mashtrim. Vetë PSG është një mashtrim, ashtu si Manchester City. Nuk na shërben që të dënohen klubet shqiptare, çeke apo ndonjë turk. Industria e futbollit në Europë ka probleme të mëdha dhe është në rrezik” ka deklaruar Tebas. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2018, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori