Skandal në Rusi, racizmi në këtë klub arrin kulmin
Futbolli në Rusi është bërë pjesë e një skandal racist për shkak të ngjyrëslëkurës së një futbollisti.

Ekipi i ligës së dytë të në Rusi, Torpedo Moscoë, ka anuluar blerjen e mbrojtësit Erving Botaka-Yoboma.

Klubi u detyrua të bëjë një gjë të tillë pasi ultrasit e ekipit protestuan blerjen për shkak të ngjyrëslëkurës që ka lojtari.

“Ne mund ta kemi ngjyrën e zezë në fanellat tona, por formacioni ynë duhet të jetë i bardhë. Nëse nuk i respektoni traditat dhe rregullat tona, atëherë do të shohim se kush do të pendohet”, thuhet në letrën e shkruar nga fansat e ekipit.

Edhe pse pronari i klubit, Roman Avdeyev, e kritikoi sjelljen e fansave, ai nuk vazhdoi me blerjen e lojtarit me origjinë nga Kongo, Botaka-Yoboma, trasnsmeton gazeta Express.

“Nuk ka kriter për ngjyrën e lëkurës te ne, nuk e kemi pasur më parë dhe nuk do ta kemi kurrë”, ka thënë ai. /albeu.com/

Shtuar më 20/07/2018, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori