Skëndërbeu dërgon tek UEFA listën e lojtarëve për Europa Leaguen
Pëlqej
Është bërë publike edhe lista e dërguar nga Skënderbeu në UEFA për ndeshjet e fazës së grupeve. Ajo që vihet re është përfshirja e tre afrimeve të fundit në merkato, siç janë mbrojtësi Fidan Aliti, mesfushori Suad Sahiti dhe sulmuesi çek Martin Nespor.

Në listë nuk është përfshirë sulmuesi Sebino Plaku, i cili me shumë gjasa do të largohet nga korçarët për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me trajnerin Daja.

Liridon Latifi i larguar dhe Leonit Abazi i dëmtuar janë dy futbollistët e tjerë që kanë liruar vendet për Alitin dhe Sahit, raporton Panorama. Gjithashtu, edhe Shpend Kelmendi nuk është federuar për ndeshjet në Ligën e Europës, për shkak të mbipopullimit në repartin e mesfushës.

LISTA

Portierë: Shehi (1), Dajsinani (12), Teqja (95)

Mbrojtës: Aliti (6), Radas (33), Jashanica (5), Mici (3), Osmani (19), Vangjeli (32), Lulaj (4)

Mesfushorë: Lilaj (88), Taku (26), Dita (22), Shkodra (10), Mara (44), Sahiti (27), Gavazaj (7), Gripshi (97), Nimaga, Demte (18), Muzaka (17)

Sulmues: Xhejms Adenij (78), Nespor (14), Soue (90)

Shtuar më 03/09/2017, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori